Detaje për përleshjen me thika mes të miturëve në Obiliq, njëri ka humbur shumë gjakë!

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një përleshje me thika në sheshin e Obiliqit, ku u plagosën tre persona.

Sinjali mëson se të lënduarit janë të mitur dhe se njëri prej tyre është dërguar në QKUK.

I mituri është futur menjëherë në operacion për shkak se ka humbur shumë gjak.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 15 :00, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit, në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”

x