Author: 02 Press

02 Press - Portal i lajmeve

Shoferi i autobusit në të cilin dhjetë veta vdiqën dhe mbi 40 u lënduan afër qytetit Slavonski Brod mëngjesin e djeshëm në Kroaci do t’i dorëzohet mbikëqyrësit të burgut, konfirmoi Damir Breziq, zyrtar policor për marrëdhënie me publikun në Administratën e Policisë Brod-Posavina. Breziq tha se shoferi, i cili do të ndiqet penalisht me ligje të Kroacisë, do të merret sot në pyetje. “Pasi ta dorëzojmë te mbikëqyrësi kujdestar në mëngjes, ai do të sillet në Avokaturën e Shtetit për marrjen në pyetje. Zyra e Avokatit të Shtetit do të vendosë për rrjedhën e mëtejshme të procedurave, dmth nëse do…

Lexo më shumë

Nora Gjakova do të luftojë për medalje të artë olimpike në Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi e mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë. Kalimi i Norës në finale nënkupton se ajo do ta fitojë medaljen e parë olimpike në karrierë dhe të tretën për Kosovën në Lojëra Olimpike në përgjithësi. Në finale për të artën xhudistja nga Peja do të përballet me fituesen e duelit tjetër gjysmëfinal Jessica Klimkait dhe Sarah Leoine Cysique. Kjo ishte fitorja e parë e Gjakovës ndaj Joshidas pas katër humbjeve radhazi në takimet e mëparshme. Pavarësisht rezultatit në finale,…

Lexo më shumë

Në mesin e dhjetë kosovarëve që ndërruan jetë si pasojë e autobusit që u aksidentua gjatë së dielës në Kroaci, janë edhe dy gra nga Komuna e Junikut. Kështu kanë bërë të ditur nga kjo komunë, duke njoftuar se bëhet fjalë për Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe Gjyle Malokun. Postimi i plotë: TË TRONDITUR NGA AKSIDENTI TRAGJIK I MËRGIMTARËVE TANË NË KROACI Komuna e Junikut përjetoi rënd ngjarjen e ndodhur në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ku në aksidentin tragjik humbën jetën dhjetra mërgimtar tanë, në mesin e tyre udhëtimi i fundit për në vendlindje tek familjarët që i prisnin ishte për…

Lexo më shumë

Java e fundit e muajit korrik do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me vapë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Kjo situatë meteorologjike, sipas këtij instituti, vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. “Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha. Indeksi UV…

Lexo më shumë

Aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së dielës në autostradën Bregana-Lipovac afër Slavonski Brod në Kroaci, u mori jetën dhjetë kosovarëve të cilët po udhëtonin me autobus nga Gjermania për në Kosovë. Mësohet se në mesin e viktimave është edhe një 46-vjeçar nga komuna e Podujevës me inicialet S.Rr. Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, konfirmoi për mediet se Gjakova është ndër më të prekurat nga ky aksident, me katër viktima të konfirmuara deri më tani. Në mesin e viktimave është edhe 18-vjeçarja nga Krusha e Madhe e cila kishte marrë rrugën nga Austria për në Kosovë. Vdekjen e 18-vjeçares…

Lexo më shumë

Dhjetë kosovarë që u nisën nga Frankfurti për në Kosovë, ndërruan jetë dhe 45 të tjerë u lënduan, pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës, mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod të Kroacisë. 15 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në mesin e tyre edhe një vajzë e mitur. Kjo tragjedi përkon me ngjarjen e kobshme të 10 viteve më parë, më 25 korrikun e 2011-ës, kur si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në fshatin Lugbunar të Gjakovë, ku vdiqën pesë anëtarë…

Lexo më shumë

Duke marrë parasysh rrugën midis Frankfurtit dhe Prishtinës, dhe vetëm dy shoferë, ky është një problem shumë i madh. Kështu thotë eksperti kroat i komunikacionit, Goran Husinec pas aksidentit tragjik të autobusit që ndodhi në autostradën e Slavonski Brodit, duke shtuar se për një rrugë kaq të gjatë, dy shoferë janë pak. “Secili shofer i autobusit mund të ngasë për 9 orë brenda 24 orëve, pas së cilës ka një pushim të detyrueshëm. Dhe kur bëhet fjalë për autobus, ai duhet të pushojë për 2 orë pas 21 orësh punë, por kjo nuk respektohet”, thotë Husinec. “Kjo rrugë zgjat rreth…

Lexo më shumë

Drejtoresha e Institutit të Mjekësisë Urgjente, Maja Grba Bujeviq ka folur rreth gjendjes shëndetësore të pacientëve të shtrirë në spitalin e Brodit. Ajo tha për mediat kroate se kishte 42 vetë në Spitalin e Përgjithshëm në Slavonski Brod. “Dy prej tyre janë në kujdes intensiv dhe pesë njerëz u operuan gjatë ditës. Një person është në Klinikën e Traumatologjisë në Zagreb,” tha Bujeviq, duke shtuar se dy persona në njësinë e kujdesit intensiv janë në rrezik. “14 persona kanë lëndime serioze, të tjerët nuk janë lëndime serioze dhe ata planifikohen të lirohen nga spitali nesër dhe pasnesër”, tha Bujeviq. Ajo…

Lexo më shumë

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në spitalin e Slavonski Brod, Josip Samarxhiç, ka folur për gjendjen e të plagosurve. Sipas tij 42 pasagjerë kishin kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 15 prej tyre me lëndime të rënda. “Ne i mbajtëm ata në trajtim. 15 prej tyre kanë lëndime të rënda trupore, dhe dy viktima janë vendosur në njësinë e kujdesit intensiv dhe po kryhen të gjitha procedurat e kujdesit intensiv. Katër u operuan. Ne vazhdimisht po monitorojmë situatën, “tha ai në Dnevnik N1. Ata ofruan ndihmë psikologjike për fëmijët, shton Samarxhiç. “Ne kemi 15 të mitur, njëri prej të cilëve ka dëmtime…

Lexo më shumë

Pas vizites se kryeministrit Albin Kurti në Kroaci ka reaguar edhe analisti Valon Syla. Ai ka propozuar që të ushtrohet ndikim nga shteti për lirimin e biletave të fluturimit me aeroplan për mërgimtarët. Ky është postimi i tij i plotë: Kryeministri Albin Kurti ma mirë është me i pa modalitetet për me ndiku në lirimin e biletave nga Aeroporti i Prishtinës me jashtë. Se sa me bo filma në Kroaci… Boll mo rrena e filma. Nisja boni diçka pernime. #albanologji #fluturimi #shtrejtë

Lexo më shumë