Asambleisti i përjashtuar nga LDK: Xhafer Tahiri me grupin e tij po merr vendime të kundërligjshme

Në orët e mbrëmjes së sontme dega e LDK-së në Vushtrri ka vendosur që të përjashtoi nga partia tre asamblesitë që mundësuan zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë.

Pas këtij vendimi, ka reaguar njëri nga asambleistët e përjashtuar nga LDK, Agron Përçuku, njofton GazetaBlic.com

Sipas tij, ky vendim është në kundërshtim me Statutin e LDK-së.

Simptomat e Omicron për të cilat duhet të keni nevojë për trajtim urgjent

“Kryesia e degës së LDK-së në Vushtrri ka 23 anëtarë, ndërsa sot në mbledhje kanë marrë pjesë vetëm 10 anëtarë. Rrjedhimisht, kryesia ka vepruar edhe në këtë rast në kundërshtim me Statutin.

Xhafer Tahiri me grupin e tij e ka uzurpuar degën e LDK-së në Vushtrri dhe me shantazhime ndaj një grupi të caktuar të anëtarëve të kryesisë, po merr vendime të kundërligjshme, për ta dëmtuar LDK-në sepse qëllimi i tij është pikërisht ky”, ka thënë Përçuku.

LEXO EDHE:  Familjet e pasura gjejnë strehë në banesat sociale në Skenderaj

Sipas tij, komunikata e degës së LDK-së në Vushtrri është shkruar pikërisht nga “sekserët” e Xhafer Tahirit që përmenden në atë shkresë.

Në fund të reagimit, ai tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e LDK-së deri, siç u shpreh ai “nga LDK do ti ç’rrënjosim përfundimisht mbetjet e padëshiruara.”

x