Anulohet meçi i ardhshëm i Florian Markut
Boksieri shqiptar, Flora Marku i cili në muajin nëntor zhvilloi një meç të rëndësishëm e që u mbyll me barazim, ai planifkoi për janar edhe një tjetër.
Meçi i planifkuar me 30 janar ndaj Charlton është anuluar, kjo si shkak i rritjes së rasteve me Covid-19 në Mbretërin e Bashkuar.
Ja njoftimi i tij:
Për të gjithë ndjekesit e mi !!
Me vjen keq tju lajmeroj qe ndeshja e 30 janarit do ri planifikohet. Kam punuar me shume se kurre gjithe kete kohe edhe pse kam postuar pak.
Per shkak të një rritje të madhe në rastet Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, lufta ime do te zhvillohet ne nje date tjeter. Vonesa shpresojmë të jetë vetëm pak javë, por unë do t’ju mbaj të gjithëve të informuar për çdo zhvillim te ri. #TeamMarku